Volejbollistja shqiptare që po udhëheq Romën drejt suksesit

Volejbollistja shqiptare, Erblira Bici, vijon me formën e saj të shkëlqyer në nivelin e dytë të volejbollit italian të femrave, në Serinë A2. 27-vjeçarja ka udhëhequr Romën në grupin B, duke koleksionuar 5 fitore radhazi në po kaq ndeshje.

Marketing

Por jo vetëm kaq, volejbollistja nga Gramshi u shpall disa herë dhe lojtarja e ndeshjes. Në një intervistë në A2CNN, Erblira Bici tregoi objektivat e saj për të fituar gjithçka.

Ajo ka 7 vite që luan në Itali dhe suksesin më të madh e regjistroi me Novaren, ku u bë volejbollistja e parë shqiptare që fitoi Champions League.

Përpos vështirësive, ajo gjithmonë ia ka dalë. E pyetur për ndryshimet që vë re nga volejbolli italian dhe atij shqiptar, Bici tregon se ka shumë gjëra për të ndryshuar.

Me 88 pikë të realizuar me 17 setet në 5 javët e para, Bici renditet në 6 shënueset më të mira të Serisë A2, kurse Roma mban e vetme kreun e renditjes së grupit, me pikë të plota.