Volkswagen paguan një miliard euro gjobë

Prodhuesi gjerman i automjeteve Volkswagen njoftoi sot se ka pranuar të paguajë një miliardë euro gjobë në Gjermani, duke pranuar përgjegjësinë në lidhje me motorët diesel të trukuar.

Marketing

“Prokuroria e Brunswick vuri në dukje mungesa në detyrën e mbikëqyrjes brenda kompanisë dhe urdhëroi Volkswagen që të paguajë një gjobë”, njoftoi grupi automobilistik në një komunikatë.

Volkswagen theksoi gjithashtu se “kompania e pranon gjobën dhe nuk do të apelojë”.