Von der Leyen: BE të bëjë plane emergjente për ndërprerjen e plotë të gazit rus

epa08838949 European Commission President Ursula von der Leyen delivers a statement at EU headquarters in Brussels, Belgium, 24 November 2020. The European Commission announced on Tuesday that it has approved a new contract to secure a COVID-19 vaccine from Moderna. EPA/Olivier Matthys / POOL POOL PHOTO

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen ka thënë se BE-ja duhet të bëjë plane emergjente për t’u përgatitur për një ndërprerje të plotë të gazit rus.

Marketing

BE-ja ka vendosur tashmë sanksione ndaj Rusisë, duke përfshirë disa furnizime me energji, dhe po përpiqet të gjejë burime të tjera.

Sipas Sky news, Von der Leyen tha se blloku duhej të ishte gati për ndërprerjet që do të vijnë nga Moska.

Kujtojmë se në fund të muajit maj BE arriti marrëveshjen për të sanksionuar naftën ruse, e cila ishte pjesë e paketës së gjashtë të sanksioneve ndaj Kremlinit./

Marketing