Von der Leyen: Fonde për vendet e BE që marrin refugjatë afganë

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka thënë se BE nuk i ka njohur talebanët pas marrjes së Afganistanit dhe nuk po zhvillon bisedime politike me ta.

Marketing

Gjatë një konference shtypi të Shtunën, pasi vizitoi një qendër pritëse në Madrid për punonjësit afganë të institucioneve të BE të evakuuar nga Kabuli, Von der Leyen tha se Komisioni Europian do të japë fonde për vendet e BE -së që marrin refugjatë afganë, raporton BBC.

Pas një krize në 2015 kur më shumë se një milion emigrantë shkuan në Bashkimin Evropian, kryesisht nga Siria, Afganistani dhe Iraku, BE-ja e ka ulur numrin e atyre që futen në këto vende falë një marrëveshjeje me Turqinë, e cila merr fonde nga blloku për të pritur azilkërkuesit në territorin e saj.

Von der Leyen tha gjithashtu se do të kërkojë një rritje të ndihmës humanitare për Afganistanin këtë vit, por kjo do të lidhej me respektimin e të drejtave të grave dhe pakicave etnike.

“Ne mund t’i dëgjojmë fjalët e talebanëve, por do t’i masim mbi të gjitha me veprat dhe veprimet e tyre,” tha ajo.

Marketing