Presidentja e Komisionit Evropian ndodhet pasditen e së shtunës në Ukrainë bashkë me zyrtarë të tjerë të BE-së.
Ursula von der Leyen, sipas raportimeve, i ka dorëzuar presidentit ukrainas pyetësorin për anëtarësimin në Union.
“Ukraina është pjesë e familjes evropiane. Ne e kemi dëgjuar shumë qartë kërkesën tuaj dhe jemi këtu për t’ju dhënë një përgjigje të parë pozitive: në këtë zarf ndodhet fillimi i rrugëtimit tuaj drejt BE-së. Në këtë zarf është pyetësori për anëtarësim. Bashkimi, i cili do të duhet të plotësohet, atëherë rekomandimi duhet t’i bëhet Këshillit të BE-së. Nëse ne punojmë së bashku, mund të jetë edhe çështje javësh,” është shprehur ajo në Kiev ndërsa takonte Volodymyr Zelensky-n.
Pasi mori pyetësorin në një zarf, Zelensky i siguroi gazetarët se do të ishte gati brenda një jave.
Josep Borrell, shefi i politikës së jashtme të BE-së, shtoi se mbi 7 milionë euro janë ndarë për të mbështetur Ukrainën në mbledhjen dhe paraqitjen e provave të krimeve të luftës në Gjykatën Penale Ndërkombëtare.
Borrell përmendi gjithashtu se delegatët e BE do të kthehen së shpejti në kryeqytet dhe se ai beson se ambasadat do të ndjekin të njëjtin shembull.