Von der Leyen i shpëton jetën pasagjerit në avion

Von der Leyen i shpëton jetën pasagjerit në avion
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka ndihmuar një pasagjer që pati probleme serioze shëndetësore gjatë një fluturimi nga Zyrihu në Bruksel.

Marketing

Von der Leyen ofron ndihmë mjekësore pas thirrjes nga stafi

“Siç ndodh zakonisht në situata të tilla, stafi i linjës ajrore pyeti nëse ndonjë pasagjer kishte njohuri mjekësore,” tha një zëdhënëse e Komisionit Evropian për agjencinë dpa. Ursula von der Leyen ofroi ndihmë deri në uljen e avionit, kur pacientin e mori në dorë ekipi mjekësor në aeroport, shtoi zëdhënësja.

Portali zviceran i lajmeve 20 Minuten raportoi për incidentin, ku një dëshmitar okular vlerësoi ndërhyrjen e Presidentes së Komisionit Evropian: “Ishte mbresëlënëse mënyra se si e trajtoi situatën.”

Komisioni Evropian konfirmon ndërhyrjen e von der Leyen

Incidenti ndodhi gjatë një fluturimi të linjës ajrore Swiss nga Cyrihu në Bruksel. Ursula von der Leyen dhe ekipi i saj po ktheheshin nga samiti i G20 në Rio de Janeiro, shpjegoi Arianna Podesta, zëvendës-shefja e zëdhënësve të Komisionit Evropian.

Edhe linja ajrore Swiss konfirmoi për portalin 20 Minuten se gjatë fluturimit kishte ndodhur një emergjencë shëndetësore dhe se një pasagjer kishte dhënë ndihmën e parë. Për arsye privatësie, linja ajrore nuk dha detaje mbi identitetin e personit të prekur apo gjendjen e tij shëndetësore.

Një karrierë mjekësore para asaj politike

Përpara se të futej në politikë, Ursula von der Leyen ka patur një karrierë të gjatë në fushën e mjekësisë. Pas diplomimit në ekonomi, ajo punoi për disa vite si mjeke asistente në klinikën e grave të Universitetit Mjekësor të Hanoverit. Në vitin 1994, pas lindjes së binjakëve të saj, ajo hoqi dorë nga specializimi dhe u angazhua në politikë.

Marketing