Von der Leyen: Korridor detar për në Gaza do të hapet në fundjavë

Një korridor detar për në Gaza mund të fillojë të funksionojë këtë fundjavë për të rritur ndihmën për banorët që po vuajnë nga lufta. Lajmi është bërë me dije nga shefja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen dhe vjen një ditë pasi presidenti amerikan Joe Biden, deklaroi se po planifikohet ndërtimi i një porti të përkohshëm në Gaza.
“Gaza “po përballe me një katastrofë humanitare dhe korridori detar do të mundësonte dërgimin e sasive të mëdha të ndihmave shtesë”, ka deklaruar shefja e Komisionit Evropian.

Marketing

OKB thotë se një e katërta e popullsisë së Gazës është në prag të urisë dhe fëmijët po vdesin nga uria. Të premten raportet thanë se pesë persona ishin vrarë nga ndihma e hedhur nga ajri, parashutat e të cilëve nuk u vendosën siç duhet. Ndërsa kushtet në Gaza janë bërë gjithnjë e më të rënda, SHBA-ja dhe vendet e tjera janë drejtuar për të hedhur ndihma nga ajri.

Mrëpo, organizatat e ndihmës kanë qenë kritike për këtë mjet pasi thekson se kjo nuk e përmbush nevojën në rritje.