Von der Leyen përgëzon Moldavinë për votën pro BE

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen përgëzoi Moldavinë dhe presidenten e Moldavisë Maia Sandu për votimin për anëtarësim në Bashkimin Evropian, pavarësisht akuzave për ndërhyrje në zgjedhje nga Rusia.

Marketing

“Përballë taktikave hibride të Rusisë, Moldavia dëshmoi se është e pavarur, e fortë dhe dëshiron një të ardhme evropiane!’’, shkroi von der Leyen në X.

Ish-republika sovjetike me sa duket votoi me një shumicë të vogël për të përfshirë një kurs pro BE në kushtetutë, megjithëse rezultati nuk është përfundimtar.

Referendumi po monitorohet nga afër në Bruksel, por shpresat për një shumicë të fortë në favor të BE-së, e cila premtoi 1,8 miliardë euro (1,9 miliardë dollarë) ndihmë ekonomike për Moldavinë këtë muaj, janë shuar.

Marketing