Von Der Leyen qasjen të re ndaj pushimeve verore: Do të jenë ndryshe

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von Der Leyen, ka ndërruar retorikë sa i takon pushimeve verore.

Marketing

Teksa shumë njerëz po i presin me padurim po dhe në ankth nga pandemia e koronavirusit, sipas shefes së KE-së pushuesit europianë duhet të jenë optimistë se mund të bëjnë disa ditë pushime verore.

Von Der Leyen deklaroi për mediat portugee se pushimet mund të bëhen realitet, por duhen gjetur disa zgjidhje të mënçura.

“Do mundohemi të gjejmë zgjidhje të mençura për këto pushime. Ndoshta do të jenë pak ndryshe, me më shumë masa higjiene apo distancimi social, por unë jam optimiste se do të gjejmë alternative”, u shpreh ajo.

Kujtojmë se një javë më parë ajo iu tha miliona qytetarëve të botës që shpresonin për pushime në Europë, të mos bënin asnjë plan për këtë verë

Marketing