Von der Leyen: RMV solli vendim të guximshëm, Bashkimi Evropian duhet të veprojë

Kryetarja e Komisioni Evropian, Ursulla fon der Lajen në paraqitjen para mediave të përbashkët me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev e bëri të qartë edhe njëherë se KE-ja e dëshiron afër Maqedoninë e Veriut.

Marketing

Vlerësoi se vendi ynë solli vendime të guximshme dhe tani është radha që të veprojë Bashkimi Evropian.

“Është e vërtetë se ardhmëria e Maqedonisë së Veriut është në Bashkimin Evropian. Ju duam afër nesh. Komisioni Evropian dhe unë qëndrojmë në këtë. Ju arritët përparim të madh dhe sollët vendim të guximshëm dhe dua të ju uroj për këtë. Dua të jem e qartë, se tani Bashkimi Evropian duhet të veprojë. Bashkimi Evropian dhe Maqedonia e Veriut tashmë i bashkojnë forcat. Për shembull në luftën kundër Covid-19. Sfida nuk ka përfunduar, nga ana tjetër duhet ta përshpejtojmë vaksinimin dhe ta tejkalojmë pandeminë, kurse nga ana tjetër duhet ta fuqizojmë ekonominë tonë e cila u godit dhe solli paralizim të ekonomisë globale”, tha von der Lajen