Von Der Leyen takon Dua Lipën: Ti ke një ndikim kaq të madh në botë(FOTO)

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von Der Leyen, ka takuar këngëtaren me origjinë shqiptare, Dua Lipa.

Marketing

Këtë gjë ajo e ka treguar përmes një postimi në rrjetin social “Twitter”, ku presidentja ka ndarë edhe një foto me këngëtaren me origjinë shqiptare.

Von Der Leyen nuk e ka fshehur kënaqësinë e këtij takimi dhe nuk i ka kursyer fjalët e mira, teksa shkruan se Dua ka një ndikim shumë të madh në botë.

“Shumë e lumtur që takova DUA LIPA-n në Çmimet e Lidershipit të Këshillit Atlantik. Dua, ti ke një ndikim kaq të madh në botë. Me muzikën tuaj dhe energjinë tuaj unike, ne të gjithë “ngrihemi në ajër”,”-shkruan ajo duke përdorur titullin e albumit të Dua Lipas, “Levitating”.
https://mobile.twitter.com/vonderleyen/status/1458718529046392838?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1458718529046392838%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fopinion.al%2F%3Fp%3D873784

Marketing