Vota e diasporës në zgjedhjet presidenciale, flet ministri Ademi

Ministri i Diasporës, Edmon Ademi, ka prezantuar “Strategjinë shtetërore të Republikës së Maqedonisë së Veriut për bashkëpunim me diasporën 2019-2023”. Strategjia do të përbëhet nga katër shtylla kryesore. Shtylla e parë sipas Ademit është, çështja politiko-juridiko dhe konsullore, e dyta, zhvillimi ekonomik, e treta, Arsimi, Shkenca dhe të rinjtë.

Marketing

Kurse shtylla e katërt, lidhjet kulturore, identiteti kulturor dhe trashëgimia kulturore. Ademi mes tjerash ka folur edhe për zgjedhjet presidenciale dhe interesimin e ulët të diasporës për të njëjtat.

“E drejta e votës, është e drejtë e ç’do qytetari të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Ata që jetojnë në diasporë ajo e drejtë u garantohet me kushtetutë. Nëse e vëreni, dallimin, a ajo është se për dallim nga e kaluara kur, ambasadorët tërhiqeshin për veshë të shkojnë nga dera në derë për t’i regjistruar njerëzit që të votojnë.

Kjo qeveri ka një qasje pak më ndryshe. As unë po as kjo Qeveri ka për qëllim që dikë me dhunë të detyrojë të marrë pjesë në zgjedhje”, deklaroi Edmond Ademi.

Marketing