Islam Hyseni
Garë e fortë zgjedhore do të jetë kurdoherë kur mbahen zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut!
Gjithnjë e më shumë do të shkojë duke u rritur e duke u vetedijësuar votuesi i popullit shqiptarë, i cili duke qene i pushtuar e i nëpërkëmbur, kurrë nuk pati mundësi, rast e fat, të hidhëte votë për shqiptarin, për të vetin, për përfaqesuesin e tij, që e përfaqëson kudo por edhe kurrë nuk e tradhëton e kurrë nuk e braktisë, por e udhëheqë dhe i prinë në suksese e fitore të reja!
Edhe në të kaluarën gara zgjedhore ishte e fortë në Maqedoninë e Veriut, por të veçanata këto zgjedhje i bën fakti se mbahen pas epokës së pandemisë e coronavirusit civid-19, e cila paralizoi tërë jetën në të gjithë botën dhe ndali orën e njerëzimit!
Shihet qartë se gara zgjedhore do të jetë e shumëfishtë, me dimensione të mëdha, politike, kombetare por edhe ekonomike e finansiare!
Në çdo garë lufta bëhet vetëm për fitore, por në këtë garë në zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, synim dhe tendencë është të ketë edhe humbës, dhe ky humbës, punohet shumë dhe angazhimi është i madh, që disfatiste të jetë BDI dhe Udheheqësi i sajë Ali Ahmeti!
Pra maqedonët, të vjetër e te rinjë, burra dhe gra, kanë një dëshirë dhe një qëllim, të mposhtin një njeri dhe një parti shqiptare, dhe ky njeri e kjo parti është Ali Ahmeti dhe BDI!
Por a është e mundur të mos fitojë ky njeri e kjo parti, kur dëshira dhe vullneti i popullit shqiptar në Maqedoninë e Veriut, është të ia japë votën kësaj partie e ketij njeriu, që e bëri zot shtëpie, si asnjeherë deri më sot, popullin shqiptar në vatrën e tij shekullore!
Koncepti maqedon është të fitohet duke mos humbur e duke mos dhënë asgjë!
Këtë platformë politike e këtë koncept e perfaqëson klani e blloku politik maqedon i perfaqesuar nga zotrinjtë Zaev e Mickovski, dhe i përkrahur pa rezerve nga disa qe e flasin gjuhen shqipe, të cilët buken e hanë maqedonisht por në ëndërr flasin maqedonisht!
Falltorët dhe parashikuesit, gjinekologët politik antishqiptarë në Maqedoninë e Veriut, qysh tash e dinë se humbësi i palindur dihet akoma para se të fillojnë zgjedhjet dhe fërkojnë duart dhe mbajne gati arkat për të mbushur me të gjithë prenë që sjell pushteti i fituar edhe me votën e vjedhur, edhe me votën e manipuluar dhe me votën e mashtruar!
A ka mundësi që në Maqedoninë e Veriut të pas UÇK-së, në Maqedoninë e Veriut ku valon i lirë e me kushtetutë flamuri kombëtar shqiptar, në Maqedoninë e Veriut ku janë 3 universitete shqiptare shteterore, në Maqedoninë e Veriut ku gjuha shqipe është zyrtare, në Maqedoninë moderne të Veriut, në Maqedonië e Veriut në NATO, të rikthehet diskriminimi politik i shqiptarëve, nga klasa politike maqedone, klasa e vjeter maqedone e kohes se Mojsovit, Kolishevskit, Gligorovit etj., etj., dhe vota e qytetarit të lirë shqiptar të shërbejë për monedhë kusuritjeje për kurset, politikat dhe praktikat shkombëtarizuese e denigruese për popullin shqiptar!
Të kontaktojë me popullatën maqedone është normale dhe edhe të shkojë shtëpi më shtëpi, e fshat më fshat Zaevi i LSDM-së dhe Mickovski i VMRO-DPMNE-së, të cilët mund të jenë të shoqëruar nga kandidatët për deputet dhe të kërkojnë votën e qytetarëve maqedon në tërë Maqedoninë e Veriut!
Shqiptaret nuk duhet ta votojnë LSDM-në as VMRO-DPMNE, por votën e tyre pa as më të voglin dyshim duhet të ia japin fitimtares dhe realizueses së idealeve shqiptare në Maqedoninë e Veriut, vazhdueses së drejtperdrejtë të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, partisë politike heroike BDI-së dhe themeluesit të sajë e Udhëheqësit historik të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut dhe popullit shqiptar në përgjithësi!
Popull shqiptar në Maqedoninë e Veriut, çdo qytetarë shqiptarë me të drejtë vote është normale ta ndajnë mendjen e të mendojnë ndryshe për politikën dhe menaxhimin e sajë, por gjithashtu është morale dhe është e domosdoshme, se shqiptarët duhet të marrin vendim e të mos e shpenzojnë, të mos e ndajnë votën e ta dërgojnë në dorë, e në derë e në shtëpi të hasmit, të ish-pushtuesit, të atijë që dikur na e ka pirë gjakun e na e ka hëngër djersën, na kanë vrarë e burgosur, na kanë shpërngulur e asimiluar!
Populli shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, nuk duhet të ketë dilema se kë duhet ta votojë!
Koha e mashtrimeve dhe e premtimeve boshe, ku shqiptarë japin gisht e nuk dijnë të shkruajnë, ka përfunduar!
Vota shqiptare nuk duhet të jetë votë hajgare e nuk duhet të jetë votë tallje!, sepse e tillë do të jetë nëse shkon nga shqiptari te maqedoni!
Vota shqiptare nuk duhet të jetë, aspirinë, paracetamol e infuzion për deputetët e për partitë politike maqedone!
Vota shqiptare duhet të peshojë dhe ajo peshon shumë, sepse varet qeveria në të ardhmen!
Vota shqiptare duhet te jetë për shqiptarët, e vota maqedone për maqedonët, dhe të gjitha bashkë për Maqedoninë e Veriut!
Nuk do të duhej të diskutohej, që vota shqiptare të shkonte apo jo, në grumbullin e votave maqedone, në kutitë maqedone, në thasët maqedon, qoftë edhe nëse është për ndonjë kandidat të shpërlarë shqiptarë!
Me çfarë dashurie e me çfarë respekti për popullin shqiptar, për Atdheun e për Kombin tënd, në ditën e zgjedhjeve shkon shqiptari dhe voton për LSDM e VMRO-DPMNE.
Para se të hedhësh votën për partinë, deputetin a kandidatin për koalicion me maqedon, mendo:
A për kështu kemi lindur shqiptarë a?
A për kështu kemi kënduar shqip a?
A per keshtu kemi jetuar e punuar për femijët e për familjet tona a?
A për me votu për maqedonët në LSDM e në VMRO-DPMNE, na ka lindur nëna shqiptare a?
Votues shqiptarë, voto për shqiptarin në partinë politike shqiptare e pa koalicion me maqedon!
Votoje shqiptarin që e përfaqëson shqiptarinë e shqiptarizmën kudo, votoje shqiptarin që kudo e me këdo, kur e dëgjojnë të gjithë e nën hundë këndon shqip!
Votoje shqiptarin që jeton në trojet e veta shqiptare, dhe që mbron aspiratat nacionale shqiptare në Maqedoninë e Veriut dhe që ka dinjitet e madhështi përsonale e kombëtare!
Vota per kandidatin politik shqiptar, të asaj partie politike shqiptare, që i ka vu fre dhunës e terrorit politiko-ushtarak të shtetit e te ushtrisë antishqiptare të IRJM-së, është turp dhe kunder ëndrrave të të parëve tanë shqiptarë, nëse votën tënde ia jep kandidatit maqedon, qe në djep është përkundur maqedonisht, që i është kënduar kënga nga nëna e tij maqedone maqedonisht, atëhere pyete veten se çka je, por shqiptar i keq, padiskutim se je!
Qytetarë shqiptarë të Maqedonisë së Veriut, duhet të votoni për partitë politike shqiptare dhe në asnji moment të mos ju shkijë mendja, jo hiq kurr, të mos e votoni LSDM e VMRO-DPMNE, sepse këto nuk janë parti politike shqiptare, kaq!
Këto parti janë parti politike maqedone, por nuk janë parti politike shqiptare dhe përderisa kemi parti shqiptare, pse duhet të votojmë për maqedonët e t’i fuqizojmë këta!
Nëse e bëjmë këtë, atëherë kjo është budallaki, ëshë katastrofë, është sikur kur del kundër interesave të Atdheut!
Vota shqiptare për maqedonët kur janë zgjedhjet e partive politike dhe kandidatët e tyre, kur mundesh me ia dhënë shqiptarit votën, atëherë është turp, dhe rrugën e turpit duhet penguar, duhet denuar dhe duhet ndaluar!
SHQIPTARËT DHE VOTA E TYRE NË MAQEDONINË E VERIUT, SHQIPTARËT DUHET TA VOTOJNË PARTINE E ALI AHMETIT BDI-NË E JO LSDM-NË, JO VMRO-DPMNE APO EDHE NDONJË PARTI TJETËR!