



Kandidati për kryetar të Komunës së Tetovës si dhe lideri i Lëvizjes BESA, shfrytëzoi të drejtën e tij të votës duke apeluar deri tek qytetarët që të dalin të votojnë në mënyrë vullnetare.
“Unë si banor i RMV-së dhe qytetar i Tetovës vendosa ta shfrytëzojë të drejtën time për të zgjedhur udhëheqësin e katër viteve të ardhshme. Kërkoj nga çdo qytetar të del të votojë në mënyrë vullnetare, sepse kjo e drejtë është e garantuar me Kushtetutë dhe ligj. Shpresoj që me votën tonë ta bëjmë të ndritur edhe të ardhmen tonë”, ka deklaruar Kasami.
Kasami garon për udhëheqjen e Komunës së Tetovës në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale kundër kandidates së Bashkimit Demokratik për Integrim, Teuta Arifi./TetovaSot