Voton kundër Gruevskit dhe dorëhiqet nga pozita e deputetit

Deputeti Pavle Bogoevski sot është dorëhequr zyrtarisht. Bogoevski gjatë fjalimin e tij të fundit në Kuvend si deputet tha se doemos të gjithë duhet të mbajnë përgjegjësi për veprimet personale para qytetarëve.

Marketing

Bogoevski, i cili pati paralajmëruar dorëheqjen pas skandalit me porosinë e marihuanës. Bogoevski pati premtuar dorëheqje pasi të kryente aktin e tij të fundit si deputet, për të votuar marrjen e mandatit të Nikolla Gruevskit.

Deputeti i VMRO-së, Nikolla Micevski tha se partia e tij dëshiron drejtësi joselektive, dhe edhe një herë komentoi se Parlamenti nuk ia paska mundësuar Gruevskit të arsyetojë mungesën me azilin. Por Micevski nuk kurseu as fyerje për Pavle Bogoevskin dhe kërkoi hetim të detajuar për gjoja porosinë e tij për kokainë.