Vranë të riun për një karikues, kthehen në burg 2 të akuzuarit

Kridens dhe Marsel Alla, personat e dyshuar për vrasjen e Marvi Mihalit do kthehen në burg.

Marketing

Ky është vendimi i gjykatës Penale të Tiranës për të akuzuarit e vrasjes që ndodhi më 31 korrikun e vitit të kaluar, për një karikues.

Ishte prokuroria që kërkoi ndryshoimin e akuzës nga mos kallëzim krimi në vrasje e kryer në bashkëpunim.

Ndërsa personi i tretë Eugen Bitraj do të vazhdojë të hetohet në gjendje të lirë për moskallëzim krimi.

Pas kallëzimit të bërë nga babai i Marvit, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka nisur hetimin për gjyqtarët dhe prokurorin që liruan tre personat e akuzuar.

Marketing