Vranësira dhe reshje shiu, mësoni parashikimin e motit për ditën e sotme

Moti sot do të jetë pjesërisht i vranët dhe i paqëndrueshëm në disa vende me reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima. Lokalisht proceset do të jenë më intensive në formë stuhie me më shumë reshje shiu, erë të fortë, shkarkime elektrike dhe breshër. Temperatura ditore do të ulet me 5 deri në 7 gradë.

Marketing

Temperaturat minimale pritet të lëvizin ndërmjet 13-20 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-28 gradë Celsius.