Vrapçisht, i mituri plagoset me pushkë nga një 16 vjeçar

Me datë 06.01.2021 në ora 14.10 në SPB-Tetovë është denoncuar se në spitalin privat “Sistina” , me datë 05.01.2021 , është dërguar një person i lënduar me armë zjarri. Sipas denoncimit, rreth orës 15.30 minuta në një objekt ndihmës në atarin e fshatit Vrapçisht, një 16 vjeçar nga fshati Vrapçisht me pushkë ajrore me një të shtënë ka plagosur një tjetër të mitur nga fshati Vrapçisht.

Marketing

“Pas rastit, i plagosuri është dërguar në spitalin privat “Sistina” në Shkup për ndihmë mjekësore”, njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Në vendngjarje është kryer hetim dhe merren masa për zbardhjen e plotë të rastit.