Vrapimi në kushte dimërore, rekomandime si t’i shmangni rreziqet për trupin

Nëse jeni pasionant i vrapimit, moti i ftohtë dimëror mund t’ju bëjë të mendoni dy herë për të dalë jashtë.

Marketing

Por, Dr. Jessica Tomazic, mjeke sportive thotë se është e mundur për ata që janë të pasionuar pas vrapimit të vazhdojnë me ushtrimin e preferuar në temperatura ngricë — për aq kohë sa të marrin masa paraprake.

Vrapimi është një ushtrim i shkëlqyer për përmirësimin e konditës kardiovaskulare dhe djegien e kalorive, por pa u përgatitur siç duhet, mund të jetë i rrezikshëm në mot të ftohtë dhe të çojë në ngërçe muskulore, lëndime dhe madje ngrirje.

Moti i ftohtë bën që enët e gjakut në muskuj të ngushtohen, duke ulur furnizimin e oksigjenit dhe lëndëve ushqyese, duke rritur rrezikun e lëndimeve. Gjithashtu, mund të jetë më e vështirë të merrni frymë, sepse ajri i ftohtë dhe i thatë mund të irritojë rrugët e frymëmarrjes dhe të shkaktojë inflamacion.

Por,sipas mail online, Dr. Tomazic tha:

“Nuk ka asnjë mot të keq, vetëm pajisje të keqe. Trupi juaj është i ekspozuar ndaj një ambienti ekstrem, kështu që do të punojë më shumë për të ruajtur ekuilibrin e tij të homeostazës [temperaturës trupore]”.

Përpara se të dilni, Dr. Tomazic rekomandoi një ngrohje prej pesë deri dhjetë minutash brenda — siç mund të jetë një vrap i shpejtë në dhomën e ndenjes ose një seancë joga.

Kjo do të rrisë temperaturën e trupit dhe do të përmirësojë qarkullimin, tha ajo, duke ndihmuar në përgatitjen e muskujve për të ftohtin dhe duke shmangur lëndimet.

Marketing