Vrasja e maturantit Angell Petkovski, rikonstruohen dy versionet e ngjarjes

U inskenuan dy versione – ai i Prokurorisë dhe i akuzuarit, Naser Eshtrefi. Por, babai i Angellit, i cili ishte i pranishëm në momentin e therjes me thikë të djalit të tij, e që kishte ardhur për ta ndjekur rekonstruimin e ngjarjes, tha se i akuzuari Eshtrefi ka dhënë versione të rreme të ngjarjes.

Marketing

“Këtu e humba djalin. Te këto shkallët këtu u rrëzua dhe e mbajta në duar deri lart. Mendova që është në komë. Humbja për mua është e madhe. Edhe nëse botën do të ma jepnin, nuk vlen sa Angelli.”,- tha babai i Angellit, Sasho Petkovski.

Pas rekonstruimit të ngjarjes është në duart e gjykatës të vendosë se cili nga versionet është i saktë, thotë pala mbrojtëse, e cila pretendon se Eshtrefi e ka kryer veprën në vetëmbrojtje, pasi është sulmuar nga Angelli dhe babai i tij.

“U panë dy versione, versioni i mbrojtjes dhe i palës së dëmtuar, gjegjësisht familjes së të ndjerit. Gjykata duhet të vendos cili version do të jetë më i besueshëm.”,- theksoi avokatja, Ivanka Jakimovska.

Ngjarja e vrasjes së Angellit ndodhi më 19 maj të vitit 2014 në Lagjen “Gjorçe Petrov” të Shkupit, kur Angelli dhe babai i tij u vunë pas Naser Eshrefi dhe e zunë atë para Spitalit të Syve, pasi Eshtrefi u kishte vjedhur biçikletën. Në përleshje e sipër Angelli u ther me thikë. Për këtë vepër Eshtrefi u dënua me 14 vjet burg.