“Dhënien e detajeve në këtë rast e ka MPB, ndërsa Prokuroria Publike i ka dhënë të gjitha urdhrat dhe udhëzimet për zbulimin e kryerësve të veprës dhe zbardhjen e plotë të rastit. Me atë se MPB ende nuk e ka identifikuar kryerësin e veprës penale, Prokuroria nuk është në mundësi që të jap detaje dhe ta dëmtojë procedurën. U bëjmë thirrje të gjithë institucioneve që në këtë fazë të përmbahen nga shpërndarja e informacioneve”, thonë nga Prokuroria për “Fokus”.