Vrasja e policit në Veles, paraburgim për 23-vjeçaren

Prokuroria Themelore Publike në Veles ka dhënë urdhër për nisjen e procedurës hetimore ndaj 23-vjeçares nga Velesi, për kryerjen e veprës penale- vrasje, njoftojnë nga PTHP-Veles, shkruan Alsat. Me 29 shtator, siç informojnë nga Prokuroria, në orët e hershme të mëngjesit, në shtëpinë në të cilën po jetonte, e dyshuara gjatë ushtrimit të dhunës familjare, ka privuar nga jeta 40-vjeçarin, me të cilin ka jetuar në bashkësi jashtëmartesore.

Në lidhje me: Vritet një polic në Maqedoninë e Veriut

“Pas një debati verbal dhe fizik mes tyre, ai e ka kapur për fyti me qëllim që ta mbyste, kështu që e dyshuara e ka goditur me thikë në anën e majtë të gjoksit, që më pas ka rezultuar me vdekjen e 40-vjeçarit”, theksojnë nga Prokuroria Publike e Velesit.

Me kërkesë të Prokurorisë, Gjykata ka shqiptuar masën e paraburgimit prej 30 ditëve ndaj 23-vjeçares.

Marketing