Vrasja e shqiptarit në Londër, dalin detaje të reja (FOTO)

Vrasja e 27-vjeçarit shqiptar në Londër, teksa mbronte mikun e tij gjatë një grindjeje, është rikthyer sërish në qendër të vëmendjes me zbulimin e detajeve të reja.

Marketing
Lumturi Zeqja u vra teksa po përpiqej të mbronte mikun e tij në një përleshje në rrugë, në lindje të Londrës.

Kanë qenë miqtë ata që i janë gjendur pranë në momentin e plagosjes, ndërsa ka mbetur i shtrirë në kopshtin e ambientit ku ndodhi ngjarja.

Së fundmi mediat e huaja kanë zbuluar fototografitë e shqiptarit, i cili u vra në Church Lane të Leytonstone në orën 23:00 të së dielës, para syve të miqve.

I riu jetonte në Londër prej 13 vitesh, pasi u shpërngul nga Shqipëria. Kushërira e tij Violet Uka tha për The Standard:

“Ai jetonte në Londër për 13 vjet dhe ishte një punëtor i palodhur. Ai hyri në mes të sherrit për të ndarë shokun e tij dhe e vranë. Ishte një njeri i guximshëm dhe i mirë për të ndërhyrë dhe për të shpëtuar mikun e tij. Dora e vrasësit na ka lënë të mjerë të gjithëve. Na e mori lumi në moshën më të bukur. Nuk ka fjalë për të ngushëlluar familjen e tij”.

Deri më tani nuk ka asnjë të arrestuar për vrasjen e 27-vjeçarit shqiptar. Në spital po merr mjekim një 20-vjeçar i  plagosur, i cili është jashtë rrezikut për jetën.

Inspektori i detektivit Adam Callaghan deklaroi se hetimet po vazhdojnë për ta gjetur sa më shpejt autorin e kësaj vrasjeje.

 “Hetimi ynë po ecën me ritëm dhe ne po ndjekim një sërë linjash hetimi. Prioriteti ynë është gjetja e personit përgjegjës dhe gjetja e drejtësisë për viktimën dhe familjen e tij”, tha Callaghan.