Vrasja në Ferizaj u krye me armë zyrtare, polici i dyshuar ishte jashtë detyrës

Një person është vrarë në një dasëm në Ferizaj. Policia ka konfirmuar se i dyshuari për vrasjen në një dasëm në Bibaj të Ferizajt, është zyrtar policor.

Marketing

Madje, majori Qazim Reka tha se viktima është vrarë me armë zyrtare, jashtë detyre.

“Fillimisht ju tregoi se polici nuk ka qenë në detyrë zyrtare, jashtë detyrës zyrtare. Ka qenë me rroba civile dhe me veturë civile, ka kryer veprën këtu në vendin e ngjarjes para këtij lokali. Fatkeqësisht vrasja u krye me armë zyrtare, është armë e gjatë“, tha ai.

Gazeta Insajderi pak më parë ka raportuar se i dyshuari për këtë rast është zyrtari policor Festim Ramadani.

Marketing