Nga të dhënat e fundit lidhur me masakrën e sotme të ndodhur në Gjermani, autoritetet thanë se të 9 viktimat ishin emigrantë të moshave 21-44 vjeç.
Këtë fakt e deklaroi Prokurori Federal Dr. Peter Frank, në një konferencë për shtyp në qytetin e Karlsruhe, shkruan CNN.
‘’Nga sulmi mbetën të plagosur edhe gjatë persona të tjerë. Autori i dyshuar për ngjarjen kishte një pikëpamje të thellë raciste’’, shtoi më tej Frank.
Tashmë hetimet po përqendrohen në faktin nëse kishte autori kishte bashkëpunëtorë të tjerë që e ndihmuan në ngjarjen e sotme.