Një person i dyshuar për vrasjen e një punonjësi në një pikë karburanti në Gjermani lidhet me teoritë konspirative të COVID-19 dhe të djathtën ekstreme.
Studenti 20-vjeçar u qëllua pas një debati për maskën dhe kjo cilësohet si ngjarja e parë e lidhur me rregullat e COVID në Gjermani.
Hetuesit thonë se i dyshuari Mario N., është një mbështetës i të djathtës ekstreme dhe mohues i virusit.
Kancelarja, Angela Markel e ka cilësuar vrasjen si një ngjarje të urryeshme.
Prokurorët thonë se vrasësi po përpiqej të blinte një birrë në qytetin Idar-Oberstein, por punonjësi i kasës refuzoi t’i shërbente pasi nuk kishte maskë.
Rreth një orë e gjysmë pas këtij debati, autori është rikthyer këtë herë me maskë dhe ka nisur të debatojë sërish dhe më pas ka hequr maskën dhe e ka qëlluar në kokë studentin.
49-vjeçari i dyshuar u dorëzua në polici të dielën. Ngjarja ka ndodhur në prag të zgjedhjeve parlamentare që do të mbahen të dielën e ardhshme.