Ministri i brendshëm Spasovski, ka dënuar vrasjen makabre , autor i të cilës është një pjesëtar i MPB-së.
Ndjej keqardhje dhe e dënoj rastin , por më duhet të theksoj se policia e Maqedonisë reagoi menjëherë dhe për disa orë kryesi u gjet dhe u soll para drejtësisë.
Kjo duhet të jetë mësim sepse nënshkrimi i kontratës për punë i personave të tillë, që nuk janë dinjitozë për policinë, ishte veçori e një kohe tjetër, deklaroi ministri Spasovski.
Sa i përket akuzave të VMRO-së se duhet të mbajë përgjegjësi për këtë rast, përkujton se përgjegjësia duhet kërkuar nga MItko Çavkov, në kohën e të cilit autori I vrasjes është pranuar në punë.
Në vend që të thërrasin në përgjegjësi dikë tjetër, le të përgjigjen kush janë ata njerëz që kontribuan të turpërohet – jo vetëm policia e Maqedonisë, por edhe shteti i Maqedonisë”, theksoi Spasovski.