Vrasja në Reçicë, 4 të akuzuar dënohen me nga 4 muaj burg

Katër nga të akuzuarit për vrasjen në Reçicë të Tetovës në fillim të muajit prill, dënohen me nga 4 muaj burg. Ridvan Dervishi, Lulzim Bitri, Halil Kamberi dhe Sabit Rexhepi u dënuan me masën afër minimales sa parashikon vepra pjesëmarrje në rrahje.

Marketing

I akuzuari Lulzim Bitri, shtetas i Shqipërisë, pas vuajtjes së dënimit do të ketë ndalesë prej 5 viteve për hyrje në Maqedoni. Avokatët mbrojtës, duke u bazuar në dëshmitë që posedojnë, u deklaruan se nga gjykata kanë pritur dënim me kusht ndaj klientëve të tyre. Megjithatë, ata do ta ankimojnë vendimin.

Si dënim mendojmë se është shumë rigoroz, nga fakti se këta të katërt janë edhe të dëmtuar tash edhe të dënuar me nga katër muaj heqje lirie. Besoj që në bazë të konsultave që do i bëjmë me të akuzuarit do shohim nëse do shkojmë në fazën e ankesës por besoj që do ketë edhe ankimim rreth sanksionit meqë procedura e gjitha ka shkuar në suaza të ligjit.

Nuk e prisnim ne këtë por megjithatë është vendim i gjyqit dhe ne duhet ta respektojmë ashtu si e bien ligji- deklaroi Miralem Asani Avokat mbrojtës.

Nga ana tjetër, të akuzuarit nga familja Misini, para trupit gjykues seancën e kaluar u deklaruan të pafajshëm, pasi që sipas tyre ata kanë qen viktima të rastit.

Seanca e radhës do të mbahet më 11 korrik, ku edhe do të dëgjohen ekspertët dhe dëshmitarët okular. Më pesë prill, nga nga incidenti armatosur në Reçicë të vogël mes dy grupeve rivale nga Kumanove, mbeti i vrarë Naip Rexhepi ndërsa u plagosën, Sabit Rexhepi dhe Florim Misini.

Marketing