Vrasje në Debresh të Gostivarit

Një ngjarje e rëndë e ka tronditur fshatin Debresh të Gostivarit.

Marketing

Kjo sepse pas një përleshje me armë, ka mbetur i vrarë një person.

Ministria e Punëve të Brendshme ka dalë me njoftim zyrtar për vrasjen në Drebresh të Gostivarit.

Bëhet e ditur se viktima është e moshës 35-vjeçare, me iniciale R.K. ndërkaq thuhet se vrasja është kryer nga dy vëllezër, nga po i njëjti fshat – Debresh dhe të cilët kanë gjuajtur me armë nga vetura “Volvo” me targa të Zvicrës.

“Sot, (23.07.2024) në ora 17.15 në SPB Tetovë është denoncuar se në Drebresh të Gostivarit, me armë zjarri është gjuajtur ndaj R.K.(35) nga Debreshi, kurse si të dyshuar janë vëllezërit J.B. dhe B.B. nga i njëjti fshat, të cilët kanë qenë me veturën “Volvo” , me targa të Zvicrës. Njëri nga ata, B.B. është arrestuar dhe nga i njëjti është marrë pushkë automatike me të cilën është kryer vepra. Ndërmerren masat për zbardhjen e rastit”, thonë nga Policia.