Sot pasdite në Draçevë të Shkupit është vrarë me thikë një grua 66-vjeçare nga nipi i saj, konfirmojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme.
Vrasja ka ndodhur në rrugën “Anton Dimitov”, në shtëpinë e vrasësit, të cilin policia e ka arrestuar. Sipas informacioneve nga autoritetet hetuese bëhet fjalë për personin A.R. 20-vjeçar.
Aktualisht, në vendin e ngjarjes është duke u kryer inspektim. Policia do të jep më shumë informata përfundimit të inspektimit në terren dhe pas marrjes në pyetje të të arrestuarit.