Një vrasje e rëndë sonte në orët e vona ka tronditur Reçicën e Vogël të Tetovës.
Nga burimet jozyrtare që mëson TetovaSot, bëhet fjalë për një burrë i moshës së mesme i cili ka vrarë gruan e tij, para shtëpisë së babait të saj, pastaj ka gjuajtuar në tentim vrasje edhe ndaj një shofer taksie
Sipas informacioneve jozyrtare që mëson TetovaSot, mendohet se gruaja është gjuajtur me dy plumba dhe e cila ka gjetur vdekjen në vendin e ngjarjes, ndërsa shoferi i taksisë është dërguar në Spitalin Klinik të Tetovës. Vrasësi është në arrati dhe ende është i armatosur.
Aktualisht, ekipet e policisë kanë rrethuar vendin e ngjarjes dhe po kërkojnë për autorin e vrasjes./TS