Vrau 2 djemtë e tij dhe më pas veten, trupi i 44-vjeçarit mbërrin nesër në Kosovë

44-vjeçari kosovar, Flamur Rexha, që dyshohet se vrau dy djemë e tij të mitur 11 dhe 13 -vjeç, plagosi gruan dhe më pas vrau veten do të varroset nesër në Kosovë.

Marketing

Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët e 44-vjeçrit përmes Facebookut dhe kanë njoftuar se varrimi i tij do të bëhet në fshatin Ponoshec të Gjakovës.

Kujtojmë se gruaja e tij, Avdije Rexha, është zgjuar nga koma artificiale. Ajo ishte e vetmja që i mbijetoi tragjedisë në Gjermani.