Vrau 42 gra në dy vite, arratiset vrasësi serial

Autoritetet në Kenia kanë nisur gjuetinë për të kapur një burrë që thuhet se ka rrëfyer vrasjen e të paktën 42 grave, përfshirë bashkëshorten e tij.

Marketing

Të gjitha krimet kanë ndodhur gjatë dy viteve të fundit. 33-vjeçari Collins Jumaisi Halousa u arrestua në korrik dhe mbahej prej asaj kohe në një stacion policie.

Por, ai ia doli të arratisej së bashku me 12 persona të tjerë duke prerë një rrjetë metalike dhe duke u ngjitur në një mur. 12 të tjerët ishin nga Eritrea dhe po mbaheshin në të njëjtin stacion policor me të pasi kishin hyrë ilegalisht në Kenia.

Oficerët e policisë thonë se janë njoftuar për arratisjen në orët e para të së martës, gjatë kohës që të burgosurve po i shërbehej mëngjesi. Avokati i 33-vjeçarit, siç raportohet nga BBC, pretendon se klienti i tij është torturuar në mënyrë që policia t’i nxjerrë një rrëfim.

Halusa u arrestua pasi nëntë trupa u gjetën në një gurore të vjetër pranë kryeqyteti kenian, Nairobi. Viktimat ishin të gjitha gra të moshës 18-30 vjeç, të cilat ishin vrarë në të njëjtën mënyrë.

Zbulimi i vrasjeve shkaktoi zemërim në vend, pasi trupat nuk u gjetën edhe pse ishin groposur në një gurore që ndodhet 100 metra larg një komisariati policie. Shumë pyesnin veten se si ishte e mundur që në dy vjet të kishin ndodhur mbi 40 vrasje pa u vënë re nga autoritetet, ndaj po hetohet për të zbuluar nëse në këtë çështje ka përgjegjësi policia.

Marketing