Një gjykatë në Zelandën e Re ka dënuar me burgim të përjeshtshëm pa të drejtë lirimi me kusht, burrin që vrau 51 persona në dy xhami.
Mësohet se Brenton Tarrant, 29 vjeç i cili akuzohet për vrasjen e 51 personave dhe që u arrestuar nën akuzën për terrorizëm është i pari person që dënohet me këtë lloj dënimi në historinë e Zelandës së Re. Gjykatësi i quajti veprimet e tij si jonjerëzore duke shtuar se ai nuk ka treguar mëshirë.
“Krimet tuaja janë aq të liga saqë edhe nëse ndaloheni derisa të vdisni, kjo nuk do të shterrojë kërkesat e dënimit,” tha gjykatësi Cameron Mander në një gjykatë Christchurch të enjten.
Sulmet e bëra në dy xhamitë, marsin e vitit të kaluar të cilat u transmetuan direkt në rrjet shokuan të gjithë botën. Dënimi i Tarrant shënon dënimin e parë për terrorizëm në historinë e Zelandës së Re.