Vrau dhe hëngri 3 shokët e tij, burg për jetë kanibalit në Rusi

51-vjeçari Eduard Seleznev është dënuar me burgim të përjetshëm pasi u shpall fajtor për vrasjen e 3 shkove të tij nga marsi 2016 deri në mars 2017 në Rusi.

Marketing

Seleznev pasi i vrau shokët hëngri dhe pjesë të trupave të tyre. I njohur si “Kanibali i Arkhangelsk”, Seleznev pranoi se i kishte vrarë burrat në kohën që ata ishin shumë të dehur.

Më pas, i kishte zier dhe i kishte ngrënë disa pjesë të trupit të tyre. Pjesët që nuk i donte, i kishte hedhur në lumë.

Seleznev mësohet se ka vrarë dhe ngrënë edhe qen e mace rruge. Kodi Penal rus nuk e përfshin kanibalizmin, kështu që 51-vjeçari u gjykua për vrasje dhe dëmtim të trupave të viktimave.

Marketing