Policia e Skocisë ka arrestuar një francez në aeropotin e Glasgow pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar. Ai u kap sapo mbërriti në aeroport pas një fluturimi nga Parisi.
Xavier Dupont de Ligonnes kërkohej nga policia franceze nën akuzën e vrasjes, pasi dyshohet se ai ka vrarë gruan dhe katër fëmijët e tij. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në vitin 2011 në Nantes.
Policia i gjeti trupat e viktimave të varrosur në kopshtin e shtëpisë në Nantes.
Sipas mediave të huaja, njofton kp, 58 vjeçari kishte krijuar një identitet të rremë dhe ishte gjithmonë në lëvizje.
Ndërkohë në deklaratën e saj, policia e Skocisë bën me dije se ka arrestuar një person pas një urdhër arresti nga Franca dhe po punon për identifikimin e tij.