Vrau në mënyrë makabër tre vajza të mitura dhe tregoi kënaqësi për këtë, Gjykata e Liverpulit dënon me burgim të përjetshëm 18-vjeçarin

Autori i masakrës së Southportit në Angli, Axel Rudakubana, është dënuar me të paktën 52 vite burg.

Marketing

18-vjeçari vrau verën e kaluar tre vajza të mitura me thikë në një shkollë kërcimi, teksa u shpreh përpara policisë se ndjente kënaqësi që ato kishin vdekur.

Gjykata e Kurorës së Liverpul vendosi që ta dënonte atë me burgim të përjetshëm, me të paktën 52 vite heqje lirie.

The Sun raporton se Rudakubana, i cili kishte refuzuar të fliste gjatë seancave dëgjimore të tij të mëparshme, u largua nga gjykata pak pasi filloi seanca, duke bërtitur se ai ishte “i sëmurë” dhe kishte nevojë për një ndihmës mjek.

Ndërsa largohej, një anëtar i familjes bërtiti “frikacak” ndërsa të tjerët tundnin kokën.

Gjykata më herët dëgjoi se Rudakubana kishte një “interes të neveritshëm për të vrarë” dhe kishte bërë kërkime rrëqethëse për masakrat e shkollave përpara se të kryente aktin e tmerrshëm.