Vrau të dashurën, çfarë postonte shqiptari në “Facebook”

Një ngjarje e rëndë ndodhi në Greqi këtë të shtunë, ku 23- vjeçari Qamil Taja vrau me armë bashkëjetuesen e tij vetëm 19-vjeçe.

Marketing

Xhelozia ishte shkaku që shtyu 25 vjeçarin që të ekzekutonte vajzën në Pire të Atikës gjatë orëve të para të mëngjesit.

Sakaq, i riu i cili deklaroi se kreu krimin pasi ishte nën efektin e kokainës, para ngjarjes së rëndë ka bërë një status në rrjete sociale. Në profilin e tij Facebook, ai ka shkruar: “Kisha një dobësi, dashurova”.

Ngjarja ndodhi sapo të dy të rinjtë ishin kthyer nga puna. Sapo ka kuptuar se çfarë kishte bërë, ii riu ka lajmëruar Policinë.  Policia ka mbërritur në vendngjarje ku ka gjetur vajzën e vdekur dhe ka arrestuar autorin.