Vriten 2 pilotët e besuar të Putinit

Dy nga pilotët më të mirë të Putinit janë vrarë nga një raketë HIMARS në Ukrainë.

Marketing

Viktimat e këtij sulmi janë nënkoloneli Maksim Potyomin, 41 vjeç, dhe koloneli Antoly Stayukevich, 54 vjeç.

Sipas mediave të huaja thuhet se Maksim Potyomin vdiq pasi autokolona e tij u godit me raketa HIMARS në Donteks më 8 korrik, ndërsa nga i njëjti sulm mendohet të jetë vrarë dhe koloneli Antoly Stayukevich, një pilot luftarak.

Vdekja e dy oficierëve dihej më parë, por fakti që ata u vranë nga raketat HIMARS u zbulua vetëm gjatë fundjavës nga babai i Maksim, Alexey Potyomin.

“Makina e djalit tim u godit nga një raketë HIMARS”, tha Potyomin, kryetari i Federatës Rajonale të Parashutizmit të Volgogardit.

Sulmi mendohet se është kryer me ndihmën e inteligjencës perëndimore.