Vriten edhe dy komandantët vëllezër në Irak, miq të gjeneralit Qassem

Një konvojë që mbante anëtarë të profilit të lartë të Forcave të Mobilizimit Popullor të Irakut (PMF), një grup ombrellë e milicisë së mbështetur nga Irani, u godit nga një sulm ajror ndërsa udhëtonte në Bagdad.

Marketing

Sulmi në tre vetura u godit në veriun e kryeqytetit irakian në rrethin e al-Taji, sipas një burimi ushtarak nga Iraku, raporton Reuters.

Mes 6 të viktimave bëhet fjalë për një figurë të rëndësishme. Sipas raporteve ende të pakonfirmuara, thuhet të jetë Shlb al-Zaidi, komandanti i milicisë “Kataib Imam Ali” dhe vëllai i tij, poashtu komandant ne PMF.

Disa raporte lokale thonë se sulmi ajror synoi udhëheqësin pro Iran të “Asa’ib Ahl” i njohur si Al Khaz’ali.