Një komandant i një prej batalioneve të separatistëve pro-rusë në lindje të Ukrainës, Mikhail Kishchik, është vrarë. I njohur më mirë me pseudonimin Misha Çeçeni, Kishchik vdiq ndërsa trupat ruse dhe forcat e separatistëve filluan një sulm kundër ushtrisë ukrainase në lindje të vendit.
Kryeministri i republikës së vetëshpallur popullore të Luhansk (LNR) Sergei Kozlov shkruan në llogarinë e tij në rrjetet sociale: “Lajm i trishtuar nga vija e frontit. Ka vdekur një patriot i LNR, nënkoloneli Mikhail Kishchik”.
Kozlov shton se Kishchik dhe shokët e tij u rrethuan nga ukrainas afër qytetit të Kreminës dhe “luftuan deri në fund”.
“Po përcaktojmë numrin e të vrarëve dhe të plagosurve”,-shton ai.
Kremina është një nga pikat në vijën e frontit ku forcat ruse po përpiqen të avancojnë drejt qyteteve më të mëdha të Lysychansk dhe Severodonetsk, të mbajtura nga trupat ukrainase.