Vritet në moshën 22-vjeçare ish-futbollisti i Torinos dhe Palermos

Një ngjarje e rëndë ka tronditur futbollin italiane dhe Italinë. Rosolino Celesia është vrarë përballë një klubi nate në Palermo, duke humbur jetën në moshën 22-vjeçare.

Marketing

Sipas raportimeve në mediat italiane, ai u qëllua në kokë dhe gjoks, duke humbur jetën në moshë të re, njoftojnë mediat italiane, përcjell lajmi.net.

Celesia kishte një të kaluar si futbollist, kishte luajtur në ekipet e të rinjve të Torinos dhe Palermos, por që ëndërronte të luante në Serie A.

Me klubin Torinos ai luajti gjashtë ndeshje me ekipin U17, përpara se të transferohej në Palermo.

Në Palermo ai luajti dhjetë ndeshje në vitin 2018, duke shënuar një gol.