Vritet në një pritë në Milano ultrasi i Interit, tifozët zbrazin stadiumin

69-vjeçari Vittorio Boiocchi, ultrasi historik i Interit është qlluar për vdekje këtë mbrëmje në një rrugë në Milano, nga disa plumba me armë zjarri. Boioçhi kishte kaluar 26 vite në burg, për vjedhje trafik droge dhe rrëmbim personi, ndërsa për herë të fundit ishte arrestuar në vitin 2021 nga e njëjta skuadër që sot është duke hetuar vdekjen e tij.

Tifozeria e Interit qëndroi e heshtur, pa shfaqur parulla dhe pa kënduar këngë gjatë ndeshjes kundër Sampdorias në San Siro. Nnë pjesën e dytë djemtë u larguan nga tribuna pasi qarkulloi lajmi për vdekjen e ultrasit historik, Vittorio Boiocchi në një pritë në Milano. 

Marketing