Vritet një 19 vjeçar në Shkodër

Një ngjarje e rëndë u regjistrua mbrëmjen e sotme në Shkodër, ku një person mbeti i vrarë me armë zjarri.

Marketing

Mësohet se viktima është një 19- vjeçar, emri i të cilit është Erjon Xhenjo.

Ndërkohë, bëhet me dije se autorët e ngjarjes kanë qenë me motoçikletë në momentin kur kanë qëlluar në drejtim të 19-vjeçarit, i cili ishte brenda ambienteve të një lokali në bulevardin “Bujar Bishnaku”. Pas krimit, autorët janë larguar me shpejtësi duke u futur në një rrugicë dytësore.

Në vendngjarje, uniformat blu kanë gjetur të paktën 30 plumba.

Sakaq, forca të shumta policie të cilët kanë rrethuar zonën po hetojnë për të zbardhur të plotë ngjarjen.