Vritet një grua në Koçan, policia arreston autorin

Ministria për Punë të Brendshme njofton se një 59 vjeçar qytetar i Koçanit ka vrarë bashkëqytetaren T.M. 46 vjeçe. Vrasja ka ndodhur mëngjesin e sotëm, konkretisht rreth orës 6 para shtëpisë së viktimës.

Marketing

“Rreth orës 6.15 në Koçani, U.R.(59) e ka goditur me një mjet të mprehtë dhe i ka shkaktuar plagë T.M.(46), bashkëqytetare e tij nga Koçani, e cila nuk u ka mbijetuar plagëve. Ngjarja ka ndodhur para shtëpisë ku qëndronte gruaja”, njoftojnë nga SPB Koçan.

Vdekjen e ka konstatuar mjeku nga Ndihma e Shpejtë e Koçanit, ndërsa hetim në vendngjarje kanë kryer Drejtoria për Punë të Brendshme (DPB) të Koçanit dhe prokurori publik, me urdhër të cilit trupi i të ndjerës është dërguar për obduksion.