Vritet një person në Prizren

Një person ka mbetur i vrarë sot rreth orës 18:45 në lagjen Arbana në Prizren.

Marketing

Për portalin rtv21.tv rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

Tutje Bytyqi ka bërë të ditur se i dyshuari është identifikuar dhe është në kërkim nga Policia.

“Në ora 19:00 nga ekipi i emergjencës ka konstatuar vdekjen e viktimës. I dyshuari është identifikuar dhe është në kërkim nga policia”, tha Bytyqi