Vritet një ushtar amerikan në Afganistan

NATO ka njoftuar se një pjesëtar i ushtrisë amerikane në Afganistan është vrarë, duke shënuar kështu të paktën rastin e gjashtë këtë vit, që një ushtar amerikan vritet në luftimet kundër talibanëve dhe militantëve tjerë.

Marketing

Në një deklaratë të publikuar nga Misioni Mbështetës i Përheshëm, është thënë se një person i paidentifikuar është vrarë më 4 tetor, pa dhënë informata shtesë, duke thënë se incidenti është duke u hetuar.

Militantët talibanë në anën tjetër kanë thënë se kanë hedhur në erë një tanke amerikane në Provincën Helmand, duke vrarë edhe ushtarët në të.

Prentendimet nuk janë konfirmuar ende dhe nuk është bërë e qartë nëse incidentet kanë qenë të lidhura.

Të paktën gjashtë shërbyes amerikanë janë vrarë në këtë shtet më 2018, ose gjatë luftimeve apo në operacione tjera.
Aktualisht në Afganistan gjenden 14,000 trupa amerikane, meqë Qeveria në Kabul, e përkrahur nga Perëndimi është duke luftuar talibanët dhe grupe tjera militante.

Derisa forcat amerikane kanë udhëhequr përpjekjet për të ndihmuar forcat afgane, misioni i NATO-s synon të trajnojë, këshillojë dhe ndihmojë forcat e sigurisë dhe ato të mbrojtjes afgane.

Ky mision është krijuar në janar të vitit 2015, pasi NATO-ja u ka dorëzuar forcave afgane operacionet luftuese.