Vritet shkencëtari që projektoi vaksinën ruse të koronavirusit

Virologu rus Andrei Botykov, i cili kishte kontribuar në zhvillimin e vaksinës Sputnik-V kundër koronavirusit, u gjet i vdekur me shenja mbytëtëse nga një rrip.

Marketing

Trupi u gjet të enjten brenda banesës së shkencëtarit, në veriperëndim të Moskës, raporton Daily Mail.

Botikoff ishte një studiues i lartë në Qendrën Kombëtare të Kërkimeve për Epidemiologjinë dhe Mikrobiologjinë dhe kishte punuar gjithashtu në Institutin Shtetëror të Virologjisë. Ai ishte shpërblyer me një medalje për kontributin e tij në krijimin e vaksinës Sputnik V.

Një 29-vjeçar, Alexei Zmanovsky tashmë është arrestuar, i cili dyshohet se vrau virologun kur hyri në shtëpinë e tij dhe filloi të zihej për para.

Sipas Daily Mail, i riu ka pranuar krimin gjatë marrjes në pyetje.