Vritet udhëheqësi i katërt kryesor i ISIS

Një nga katër udhëheqësit kryesorë të ISIS ka mbetur i vrarë gjatë një sulmi ajror me dron amerikan mëngjesin e kësaj të marte në Siri.

Marketing

Mediat e huaja raportojnë se viktima e këtij sulmi, njëkohësisht dhe një nga krerët e lartë të Shtetit Islamik në Siri, është Maher al-Agal.

Ndërkohë mësohet se një tjetër deputet i Al-Agal ishte gjithashtu në shënjestër, por nuk dihet me siguri nëse ai u vra apo mbeti i plagosur, thuhet në një deklaratë të komandës qendrore në SHBA, CENTCOM.

“Largimi i këtyre liderëve të ISIS-it do të prishë aftësinë e organizatës terroriste për të komplotuar dhe kryer sulme në vazhdimësi”, tha kolonel Joe Buçino, zëdhënës i CENTCOM.

Thuhet se ky do të ishte sulmi i fundit kundër grupit terrorist në Siri.

Ndër të tjera, sipas njoftimeve të ushtrisë amerikane thuhet se një udhëheqës i lartë i ISIS-it ende i paidentifikuar që prodhonte bomba u kap gjatë një bastisje muajin e kaluar.

Gjatë bastisjes nga forcat speciale amerikane në Sirinë veriperëndimore në muajin shkurt çoi në vdekjen e udhëheqësit të lartë të ISIS, Abu Ibrahim al-Hashimi al Qurayshi.

Lajmi për vrasjen e një prej katër udhëheqësve kryesorë të ISIS vjen përpara udhëtimit të presidentit Joe Biden në Lindjen e Mesme.

Gjithashtu bëhet me dije se Biden do të shkojë në Izrael të mërkurën për të kryer një sërë takimesh dhe në Bregun Perëndimor përpara se të shkojë në Arabinë Saudite.