Abil Ramadani merr titullin Magjistër i Ndërtimtarisë

Në Universitetin Shtetëror të Tetovës, Fakultetin e ndërtimtarisë, kandidati Abil Ramadani sot morri titullin Magjistër i ndërtimarisë, pasi mbrojti me sukses temën: “Analiza Komperative e mënyrës së ndërtimit monolit dhe sistemi me cubiax në ndërtesat komerciale .” Komisioni i vlerësimit i përbërë nga Prof Dr Enis Jakupi, Prof Dr Shinasi Zejneli dhe Prof Dr Idaver Usieini, vlerësoi me sukses të lartë mbrojtjen e kësaj teze të magjistraturës. Ramadani i takon gjeneratës së parë të studentëve të USHT-së, ku kreu cilkin e parë të studimeve të ndërtimtarisë. Ku më pas u kyç në aktivitetet për hapjen e ciklit të dytë të studimeve pranë USHT-së. Ai duke mrojtur temenën e magjistraturës iu dha vulë aktiviteteve të tija.
“Falëmderimet dhe lavdrimet i takojnë Allahut, krijuesit të botrave që sot ma mundësoi që para komisionit të udhëhequr nga Prof Dr Enis Jakupi, Prof Dr Shinasi Zejneli dhe Prof Dr Idaver Usieini me sukses e prezentova temën e Magjistraturës për të marre titullin Mr.inxh i ndërtimtarisë. Falëmderit prindërve të mi familjes së ngusht shokëve dhe gjithë atyre që më ndihmuan ta mbaroj këtë rrugë. Duke u lutur për shëndet dhe gjitha të mirat për secilin nga ju. Nga një foshnje e vdekur sot po lindin foshnje me tituj shkencorë që do ti shërbejmë atdheut Universitetit e Fadil Sulejmanit.”.

Marketing

Kush është Abil Ramdani. Ai u lind në fshatin Vishtic të komunës së Likovës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa të mesme në Kumanovë. Me legalizimin e USHT-së, ai vitin akademik 2004-2008 ishte regjistruar në këtë univerzitet. Pas akreditimit të fakultetit të ndërtimtarisë, ju shtuan edhe dy vjet dhe me 15.01. 2011 diplomoi në fakultetin e ndërtimtarisë pranë USHT-së. Karierën profesionale e nisi në komunën e Gazi Babës, në sektorin e urbanizmit që më vonë të transferohet në qytetin e Shkupit. Ai është bashk themelus i kompanis së ndërtimit Vishtica Konstruktion, e cila vepron në Shkup.